Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Elbasan me dy të vdekur, Policia arreston një 24-vjeçar. Si ndodhi përplasja

7 Tetor 2019, 09:29 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Elbasan me dy të vdekur, Policia

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale A.H., i cili ishte një nga drejtuësit e mjetve që u përfshi mbrëmë në aksident ku humbën jetën 2 persona.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën rurale Mollas-Selitë,  tek “Ura e Sharrës”,  në fshatin Kamuna, Cërrik, 24-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune. Sipas të dhënave mësohet se pasi ka goditur karrocën, makina ka dalë në krah të kundërt të rrugës dhe është përplasur “kokë më kokë” që vinte përballë.

Dje mbetën të vdekur Agron Shermadhi 48 vjeç, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet e përplasur si dhe Agim Menci 50 vjeç, i cili drejtonte karrocën. Mësohet se ka qenë karroca e viktimës Agim Menci dyshohet të jetë bërë shkak për këtë aksident, pasi ka dalë në mes të rrugës duke e bllokuar atë.

Mbrëmjen e djeshme ndodhi aksidenti i rëndë në Elbasan, ku bilanci ishte tragjik. Dy persona mbetën të vdekur dhe dy të tjerë mbetën të plagusr. Po ashtu dhe dëmet materilet kanë qenë të shumta, pasi në aksident u përfshinë 2 makina dhe karroca.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim mençi agron shermilli aksident ne elbasan agim mençi agron shermilli aksident ne elbasan

Sondazh

Poll