Aktualitet

Fermerët në protestë për prodhimet, bllokojnë aksin Lushnje-Berat, përplasen me policinë

7 Tetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Fermerët në protestë për prodhimet, bllokojnë aksin

Lushnje- Ditën e sotme fermerët në Lushnje janë ngritur në protestë dhe kanë blokuar rrugën nacionale Lushnje-Berat. Ata ankohen se shteti fut prodhime nga jashtë dhe prodhimet e tyre ngelen pa shitur. Madje sipas tyre edhe prodhimet që i sheshin kanë në treg çmime shumë të ulëta.

Fermerët  kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria dhe kërkojnë mbështetje nga shteti.

“Mos u tall me fermerët zoti Kryeministër”, “Qeveri kriminelësh”, janë disa nga thirrjet e tyre. Fermerët janë përplasur edhe me policinë pasi nuk duan të lirojnë rrugën.

“Po hedhim prodhimet tona, po na ikin dëm miliona lekë. Ku do të vemë ne?”, u shpreh një tjetër fermer.

Ende vijon kjo protestë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermerët në lushnje në protestë përplasen fermerët me policinë fermerët në lushnje në protestë përplasen fermerët me policinë

Sondazh

Poll