Aktualitet

“Mbani sytë hapur” Magjistratët e rinj inkurajohen nga SHBA e BE: Do u mbështesim, ndryshoni sistemin

7 Tetor 2019, 09:16 Nga DOSJA
“Mbani sytë hapur” Magjistratët e rinj inkurajohen nga

TIRANË- Shqipëria nga sot do të ketë trupën e saj të magjistratëve të rinj, të cilët përfunduan shkollën e Magjistraturës. Në një ceremoni të zhvilluar sot ku morën pjesë ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtar, ku dhanë mesazhet e tyre për magjistratët e rinj.

Në ceremoni ishte e pranishme dhe Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, e cila tha se të gjithë magjistratët e rinj nuk duhet të zhyten në vetëkënaqësi. Marku u dha një këshillë kolegëve të saj të rinj duke u thënë që të punojnë shumë dhe të ndryshojnë sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se Shkolla e Magjistraturës duhet t’i kushtojë vëmendje integritetit të magjistratit për një sistem të paanshëm, të pa korruptuar dhe të paanshëm. Ajo shtoi se duhet të rikthejnë besimin e publikut tek drejtësia.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca u tha magjistratëve të rinj që ata janë si doktorët dhe mund të shpëtojnë jetë dhe i siguroi se BE do t’i mbështesë. Një mësazh të fortë erdhi dhe nga Leyla Moses Ones, e dërguara me punë e SHBA në Shqipëri, e cila u tha se duhet të hapin sytë në punën e tyre që do bëjnë në të ardhmen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet leyla moses-ones luigi soreca magjistratet e rinj reforma ne drejtesi shkolla e magjistratures leyla moses-ones luigi soreca magjistratet e rinj reforma ne drejtesi shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll