Aktualitet

2 vite më parë i preu kokën fqinjit, ish-komandoja Alban Voda drejt lirimit nga burgu, familjarët akuzojnë gjyqtarin

7 Tetor 2019, 08:33 Nga DOSJA
2 vite më parë i preu kokën fqinjit, ish-komandoja Alban Voda

Përmet- Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u vra më 5 mars të 2017,  kanë akuzuar gjyqtarin e Gjykatës së Përmetit Dritan Hasanin, se në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po bëjnë gati lirimin e të arrestuarit, Alban Vodës.

Ky i fundit është personi i akuzuar se më 5 mars të 2017 vrau duke i prerë kokën, fqinjit të tij,  66-vjeçarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.

“Zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor”-shprehet i irrituar vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili premton se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje. Vëllai i viktimës kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetëgjyqësisë.

Më 2017 Alban Voda, për motive të dobëta goditi disa herë me thikë 66-vjeçarin Nesim Hoxha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ky veprim u konsiderua i ndërmarrë në kushtet e depresionit, pasi ish komandoja i Afganistanit, ishte nën efektin e lëndëve psikotrope. 30-vjeçari u arrestua menjëherë pas krimit dhe dëshmoi në polici se e vrau Hoxhën pasi ai kishte tentuar ta mbyste me një kokërr ulliri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban voda viktima nesim hoxha vrasja ne permet alban voda viktima nesim hoxha vrasja ne permet

Sondazh

Poll