Aktualitet

Arta Marku mesazh magjistratëve të rinj: Mos u zhysni në vetëkënaqësi (VD)

7 Tetor 2019, 08:30 Nga DOSJA
Arta Marku mesazh magjistratëve të rinj: Mos u zhysni në

TIRANË- Kryeprokuorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku, në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve që përfunduan studimet këtë të vit.

Marku u shpreh se ky brez do të përmirësojë imazhin e vendit, por u dha një këshillë që të mos zhytën në vetëkënaqësi.

“Nuk duhet të notoni në vetë kënaqësi se ky nuk është fundi i rrugës, por fillimi i një rruge të gjatë me shumë sfida e vështirësi. Keni përfituar njohuri e eksperiencë të bollshme e këto ju bëjnë të ndiheni të fuqishëm e të përgjegjshëm. Latinet thoshin se “dija është fuqi”. E vërtetë por deri në një farë mase. E vërtetë nëse veproni në mënyrën e duhur në të drejtën. Le të kthehemi te sfidat. Shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën e do ndesheni me to. Sistemi i drejtësisë është në reformim të thellë, edhe veshtiresitë janë shumë të mëdha. Unë jam e bindur se do ja dilni me energjitë e reja që do i sillni sistemit e do ndimoni në përmirësimin e imazhit të sistemit dhe tër imazhit të Shqipërisë gjë të cilën në të gjithë e duam.”, u shpreh Marku.

Sot është zhvilluar ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj. Arta Marku ka thënë se magjistratët e rinj nuk duhet të zhyten në vetëkënaqësi. SHBA dhe BE kanë treguar dhe njëherë se do të mbështesin drejtësinë e re. Leyla Moses Ones i këshilloi që të mbanin sytë hapur nga padrejtësitë. Ndërsa Soreca u shpreh se shpresat i kanë tek ta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku magjistratet e rinj shkolla e magjistratures arta marku magjistratet e rinj shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll