Aktualitet

Soreca në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj: Jeni si doktorët, BE do u mbështes (VD)

7 Tetor 2019, 08:48 Nga DOSJA
Soreca në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve që përfunduan studimet këtë të vit, tha se gjykatësit janë si doktorët.

Soreca u shpreh se  ata mund të shpëtojnë jetën dhe të gjithë janë krenar për ta, prandaj BE do të vijojë mbështetjen.

Gjykatësit janë si doktorët që mund t’u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve tha ai.

Sot është zhvilluar ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj. Arta Marku ka thënë se magjistratët e rinj nuk duhet të zhyten në vetëkënaqësi. SHBA dhe BE kanë treguar dhe njëherë se do të mbështesin drejtësinë e re. Leyla Moses Ones i këshilloi që të mbanin sytë hapur nga padrejtësitë. Ndërsa Soreca u shpreh se shpresat i kanë tek ta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca magjistratet e rinj reforma ne drejtesi shkolla e magjistratures luigi soreca magjistratet e rinj reforma ne drejtesi shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll