Aktualitet

Aksidenti me dy viktima në Elbasan, arrestohet një prej shoferëve, si ndodhi ngjarja e rëndë

7 Tetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
Aksidenti me dy viktima në Elbasan, arrestohet një prej

Elbasan- Për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Elbasan ku humbën jetën Agron Shermilli 48 vjeç dhe Agim Mençi 50 vjeç, është arrestuar shoferi i mjetit tjetër.

Nga policia është arrestuar A.H., 24 vjeç, shoferi i mjetit tip Benz pasi akuzohet se ka goditur karrocën ku ishin dy viktimat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin:A.H., 24 vjeç, banues në Klos, Cërrik, për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi A.H, mbrëmjen djeshme e rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”, në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.M., 53 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik i cili ishte drejtuesi i karocës dhe shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim mençi agron shermilli aksident ne elbasan agim mençi agron shermilli aksident ne elbasan

Sondazh

Poll