Aktualitet

Zbardhet vrasja në Vlorë/ Stavri Mino vdiq pas sherrit për pronën, arrestohen tre autorët (EMRAT)

7 Tetor 2019, 07:25 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja në Vlorë/ Stavri Mino vdiq pas sherrit për

Vlorë-Për vrasjen e Stavri Minos, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një sherri, policia ka arrestuar 3 autorët. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda, 57 vjeç dhe Agron Hameti, 56 vjeç.

Sipas policisë 3 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht 56-vjeçarin.

Dosja.al mëson se viktima u ndesh me 3 autorët dhe gjatë përleshjes u përplas me një pjesë betoni duke humbur menjëherë jetën. Shkak i këtij sherri ka qenë një konflikt për pronën.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Vlora tronditet sërish. Stavri Mino 50 vjeçar mbeti i vdekur dje pas një sherri. Ai u përplas me një masë betoni pas sherrit me grushte, shkelma dhe me sende të forta me tre persona të tjerë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron hameti astrit hameti nusret hoda stavri mino vrasje ne vlore agron hameti astrit hameti nusret hoda stavri mino vrasje ne vlore

Sondazh

Poll