Bota

Pak para mbylljes së qendrave të votimit/ Sulmohen deputetët e partisë opozitare, zbuluan parregullsi në procesin zgjedhor

Ozel denoncon se deputeti i Stambollit nuk ishte dakord me parregullsitë në procesin zgjedhor, duke çuar në sulmin ndaj përfaqësueve të opozitës dhe thyerjen e celularëve.

28 Maj 2023, 16:08 Nga a.l
Pak para mbylljes së qendrave të votimit/ Sulmohen deputetët e
Deputeti i opozitës

TURQI- Pak para mbylljes së qendrave të votimit, në Turqi janë raportuar disa inicidente mes të cilave edhe sulmi ndaj deputeti të partisë opozitare (CHP) Ozgur Ozel, deputetit të partisë Ali Sheker dhe përfaqësuesve elektoral të partisë në një fshat të Sanliurfas.

Në një postim në Twitter, Ozel denoncon se deputeti i Stambollit nuk ishte dakord me parregullsitë në procesin zgjedhor, duke çuar në sulmin ndaj përfaqësueve të opozitës dhe thyerjen e celularëve.

Deputeti është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas kryetarit të Komisionit të Lartë Zgjedhor, rezultatet pritet të shpallen të dielën në mbremje, shkruan Cumhuriyet. 

zgjedhjet ne turqi 2023 ozgur ozel

Sondazh

Poll