Sport

"Në vend që të festojmë, Bayern ka një çështje tjetër 'politike' për të zgjidhur"...

Thomas Tuchel në prononcimet e tij për Sky Sport, iu referua diskutimit që u ngrit për shkarkimet e Kahn dhe Salihamidzic, pavarësisht fitimit të kampionatit nga Bayern.

27 Maj 2023, 22:03 Nga DOSJA
"Në vend që të festojmë, Bayern ka një

GJERMANI - Bayern triumfoi 2-1 ndaj Këlnit dhe, së bashku me barazimin e Dortmundit, festoi fitimin e Bundesligës për të 11-in vit radhazi.

Megjithatë, menjëherë pas suksesit, bavarezët njoftuan largimin e Salihamidzic dhe Kahn, si përgjegjës për imazhin e përgjithshëm të Bayernit këtë vit. Në deklaratat e tij për Sky Sport, Tuchel theksoi se bavarezët në vend që të festojnë, po merren sërish me çështje të tjera.

"Hasani dhe Oliver më kanë telefonuar tetë javë më parë, më kanë bindur se do t'ia dalim bashkë. Nga ana ime, i binda partnerët e mi. Më duhet ta përpunoj fillimisht atë që ka ndodhur. Vendimin e di që dje. Në vend që të festojmë, ne kemi një çështje tjetër 'politike' për të zgjidhur”,- tha ai konkretisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll