Sport

Kundër thashethemeve, Allegri kujton se ka edhe “dy vite” kontratë me Juventusin...

Massimiliano Allegri mbrojti rekordin e tij në stolin e Juventusit të shtunën dhe kujtoi se kishte edhe dy vite kontratë me “Zonjën e Vjetër”.

27 Maj 2023, 20:16 Nga DOSJA
Kundër thashethemeve, Allegri kujton se ka edhe “dy vite”

ITALI - Massimiliano Allegri mbrojti rekordin e tij në stolin e Juventusit të shtunën, pasi kishte bërë më mirë këtë sezon, se ai i mëparshmi dhe foli për të ardhmen e tij me “Zonjën e Vjetër”, gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Milanit, për ditën së 37-të dhe të parafundit të Serie A.

“Kam ende dy vite kontratë dhe do të angazhohem deri në fund që Juve të jetë sërish konkurruese në kampionat”,- siguroi trajneri, i cili u rikthye në verën e 2021 për ta rikthyer klubin në krye.

Shtypi, në veçanti transalpin, spekulon në intervale të rregullta për largimin e Max Allegrit, 55 vjeç, si dhe për emrin e pasuesit të tij të mundshëm. Sidomos, pasi Juve po e mbyll sezonin e dytë pa titull që nga kthimi i tij në stol, dhe ka vetëm një shans të vogël për t'u kualifikuar në Champions League të ardhshëm për shkak të dënimit prej dhjetë pikësh për mashtrim kontabël që e zbriti në vendin e 7-të, pesë pikë prapa vendin e katërt të AC Milanit. 

Juventus është aktualisht i dyti (pa marrë parasysh penalltinë), një renditje më e mirë se sezoni i kaluar (i 4-ti), në një sezon ku patëm shumë vështirësi dhe dëmtime me Pogban që nuk luajti kurrë dhe Chiesa që rifilloi pas dhjetë muajsh... Bëmë një gjysmëfinale të Europa League, një gjysmëfinale të Kupës së Italisë”,- ka renditur Allegri, i pyetur për një dorëheqje të mundshme.

“Ne do të diskutojmë sezonin e ardhshëm më 5 qershor, do të dalim më të fortë nga gjërat negative të këtij sezoni”,- tha ai gjithashtu, duke siguruar se asgjë nuk ka ndryshuar në besimin e klubit. “Matematika nuk na përjashton nga asgjë… Të mbërrijmë në Evropë (Europa League për vendet 5 dhe 6) me dhjetë pikë më pak, do të ishte e jashtëzakonshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll