Sport

Kupa e Botës/ Punëtorët që pretendonin për paga të prapambetura, burgosen në Katar

Siç zbuloi Guardian, tre persona të sigurisë, që punuan në Kupën e Botës 2022 në Katar u burgosën nga autoritetet, sepse pretendonin paga të papaguara.

27 Maj 2023, 17:16 Nga DOSJA

Kupa e Botës/ Punëtorët që pretendonin për paga të

KATAR - Kanë kaluar rreth pesë muaj nga Kupa e Botës në Katar, një botëror që për shumë arsye ngjalli debate dhe mori kritika të forta për kushtet e punës dhe vdekjen e mijëra punëtorëve.

Pak kohë pas Kupës së Botës 2022, problematika rishfaqet përsëri. Sipas Guardian, tre persona që punonin në departamentin e sigurisë, u burgosën dhe mbeten në paraburgim katër muaj pas arrestimit. Dy nga ata janë nga Pakistani dhe një shtetas indian, të cilët kërkuan pagat që u detyroheshin atyre dhe kolegëve të tyre, pas përfundimit të parakohshëm të kontratave.

Autoritetet e Katarit i dënuan me gjashtë muaj burg dhe me 2.500 euro gjobë secilin. Në të njëjtën kohë, punëtorë të tjerë u dëbuan nga vendi. Edhe pse kontratat e tyre ishin të vlefshme edhe për tre muaj, ata e ndërprenë kontratën, u kërkuan që të merrnin rrogën e fundit që ishte deri në dhjetor dhe më pas të lironin banesën.

Kupa e Botës/ Punëtorët që pretendonin për paga të

Disa ditë më vonë ata papritmas e gjetën veten të papunë dhe të pastrehë. “Për sa kohë që kishin nevojë për ty, ata na trajtuan mirë, por tani kanë mbaruar me ty, nuk je asgjë për ta”,- tha një nga rojet e sigurisë, ndërsa një tjetër shtoi: “Thonë se ishte Botërori më i bukur, por në fund të ditës humbëm gjithçka”.

Pasi u përpoqën të kundërshtonin përfundimin e parakohshëm të kontratave të tyre, dy burrat thuhet se u burgosën dhe më pas u deportuan së bashku me qindra të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll