Sport

‘Drama’ e Bundesligës: Müller, me celular në dorë në pankinë, për të mësuar rezultatin ndeshjen së Dortmundit...

Thomas Müller tërhoqi vëmendjen te FC Koln-Bayern, kur Tuchel e uli në stol, ai u fiksua me celular në dorë për të ndjekur ndeshjen e Dortmundit me Mainzin.

27 Maj 2023, 18:52 Nga DOSJA

‘Drama’ e Bundesligës: Müller, me celular në

GJERMANI - 90 minutat e fundit të Bundesligës ishte dramatike. Bayern Munich dhe  Borussia Dortmund luftuan deri në minutat e fundit, por ishin bavarezët ata që buzëqeshën në finale, duke festuar titullin e tyre të 11-të radhazi në ligë.

Thomas Müller ishte në 11-shen fillestare të Thomas Tuchel, por ai u zëvendësua nga Tuchel në minutën e 62-të, i cili hodhi Cancelo në fushë. Kur mesfushori gjerman u ul në pankinë, ai mori një celular në dorë për të ndjekur atë që po ndodhte në ‘Signal Iduna Park’ dhe ndeshjen e Dortmundit me Mainz. Pamjet flasin vetë…

‘Drama’ e Bundesligës: Müller, me celular në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll