Sport

Fiorentina përmbys Romën, “violat” lenë skuadrën e Mourinhos jashtë ‘Top-4’!...

Përpjekja e Romës për të arritur në grupet e Champions League në sezonin e ri është në telashe, pasi Fiorentina i mposhti 2-1 në fund dhe i detyroi të fitojnë Europa League për të arritur në kompeticionin më të mirë të klubeve.

27 Maj 2023, 21:29 Nga DOSJA

Fiorentina përmbys Romën, “violat” lenë skuadrën

ITALI - Fiorentina la Romën, për ndeshjen e shtatë radhazi në Serie A, pa fitore, madje e përmbysi 2-1 në fund të ndeshjes së 37-të, duke i lënë ‘verdhekuqtë’ jashtë betejës së ‘Top-4’-shes.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për mysafirët në “Artemio Franki”, pasi Stephane El Shaarawy hapi rezultatin vetëm në minutën e 11-të të takimit. 

‘Violat’ u shfaqën të dëshpëruar pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Italisë në mesjavë ndaj Interit, me posedimin e pakuptimtë që nuk u kthye në raste.

Georginio Wijnaldum shkoi më afër golit të radhës, por Lucas Martinez shpëtoi portën e tij në vijë për të mbajtur rezultatin 1-0. Michele Cerofolini priti një goditje nga distanca të Stephane El Shaarawy, me romakët të etur për të vulosur fitoren.

Në minutën e 85-të, Luka Jovic barazoi në 1-1 nga afër.

Tre minuta më vonë, Nanitamo Icone ktheu tabelën në 2-1 dhe dërgoi Fiorentinën me moral lart në finalen e Conference League të Europës.

Me këtë rezultat, AS Roma ruan vendin e 6-të (60 pikë) dhe nuk do të jetë më në gjendje të arrijë Milanin (e katërta, me 66 pikë) me një ndeshje të mbetur. Fiorentina nga ana e saj është në vendin e 9-të.

Gjithsesi Roma mund të rezervojë një biletë për në Champions League, nëse fiton finalen e saj evropiane kundër Sevillas në Europa League të mërkurën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll