Sport

Luton Town, pas 31 vitesh, rikthehet në Premier League pas penalltive…

Pas kohës shtesë stresuese, Luton Town fitoi kundër Coventry-t (1-1, 6-5 me penallti) të shtunën në finalen e ‘play-off’-it dhe u kthye në Premier League, për herë të parë që nga viti 1992.

27 Maj 2023, 21:52 Nga DOSJA
Luton Town, pas 31 vitesh, rikthehet në Premier League pas

ANGLI - Luton Town FC mungonte në elitën e futbollit anglez që nga sezoni 1991-1992. Të kualifikuar në finalen e ‘play-off’-it të Championship kundër Coventry-t, ata u ngjitën në Premier League pas një takimi stresues, i cili përfundoi nga pika e bardhë (1-1 koha e rregullt dhe shtesat, 6-5 me penallti).

Jordan Clark kishte hapur rezultatin për Luton me një goditje të fuqishme (23’). Por, në një krosim të shkëlqyer nga suedez Viktor Gyokeres, Gustavo Hamer iu përgjigj atij në pjesën e dytë (66’), duke baraz në 1-1. Në fund të kohës shtesë Jonathan Panzo (117’) mendoi se e kaloi skuadrën e tij të Luton në epërsi, por arbitri i takimit e anuloi golin për një dorë.

Takimi në fund u vendos nga penalltitë, ku Luton triumfoi me një seancë perfekte (6-5). Ata do të luajnë në Premier League sezonin e ardhshëm, në stadiumin e tyre tipik anglez 10.000 vendesh. Luton bashkohet veçanërisht me Burnley dhe Sheffield United, të promovuar drejtpërdrejt në Premier League përmes klasifikimit të tyre në Championship.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll