Sport

Unaza mbresëlënëse me diamante, dhuratë për kampionët e Feyenoord-it… (video)

Futbollistët e Feyenoord janë kampionë të Holandës dhe për këtë sukses ata kanë marrë përveç medaljeve edhe një unazë diamanti.

27 Maj 2023, 16:56 Nga DOSJA

Unaza mbresëlënëse me diamante, dhuratë për

HOLANDE - Feyenoord u kurorëzua kampion i Holandës për herë të 16-të në historinë e tij pas fitores 3-0 ndaj Go Ahead Eagles.

Lojtarët e skuadrës holandeze janë përballur me një surprizë mjaft të këndshme, pasi përveç medaljeve, ata kanë marrë dhuratë për suksesin e tyre edhe nga një unazë mbresëlënëse me diamante.

Çdo unazë, përveç logos së Feyenoord, është edhe e personalizuar, pasi mban inicialet dhe numrin e fanelës së secilit lojtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll