Sport

E VERTETA! Bayern Munich mori një kopje të "trofeut", origjinali ishte në Dortmund...

Bayerni bëri përmbysjen e rezultatit dhe u bë kampion i Gjermanisë për të 11-ën herë radhazi. Në fakt, lojtarët bavarez kanë marrë një kopje të trofeut.

27 Maj 2023, 18:33 Nga DOSJA

E VERTETA! Bayern Munich mori një kopje të "trofeut",

GJERMANI - Bayern mundi Këlnin 2-1, ndërsa Dortmundi barazoi 2-2 me Mainzin. Kështu, bavarezët bënë përmbysjen e rezultatit dhe fituan kampionatin për të 11-tën herë radhazi, në një ndeshje finale që do të mbahet mend ndër vite.

Bavarezëve ngritën trofeun e Bundesligës në “RheinEnergie Stadion”, por ai nuk ishte trofeu origjinal. Në Këln ka qenë një kopje, me të cilën kanë festuar lojtarët e Bayernit.

E VERTETA! Bayern Munich mori një kopje të "trofeut",

Trofeu origjinal ishte në stadiumin e Dortmundit, ku verdhezinjtë shpërdoruar me rastin dhe nuk mundën të fitonin, rezultat i cili do t’i shpallte kampionë dhe ata do të festonin me trofeun që nuk u përdor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll