Politike

"Ja si ndodhi kasaphana zgjedhore në Kuçovë"/ Vasili: Burgu është më e pakta për ta, krim i pastër zgjedhor (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar fakte të reja, për manipulimin e zgjedhjeve në 14 Maj

26 Maj 2023, 19:53 Nga m.s
"Ja si ndodhi kasaphana zgjedhore në Kuçovë"/ Vasili:
denoncimi nga Petrit Vasili

TIRANE- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar fakte të reja, për manipulimin e zgjedhjeve në 14 Maj. Me anë të pamjeve filmike, ai i referohet asaj që e konsideron masakrën zgjedhore në Kuçovë. Një nga numërueset dëgjohet të ulërasë e të kërkojë llogari, duke ndikuar në procesin normal të numërimit të votave. Pranë saj i afrohen disa persona të tjerë, të cilët mundohen që ta qetësojnë.

Vasili e cilëson një krim të pastër zgjedhor, ku sipas tij, dënimi është më e pakta për ta.

Postimi nga Petrit Vasili

Plasi syte SPAK dhe KQZ ja kasaphana zgjedhore ne Kucovë!!

KZAZ Kuçovë krim shteteror dhe elektoral i vertete!

Banditet e Rilindjes në tavolinat e numurimit ne KZAZ bashkë me anëtarët per Këshill, numëruesit, Drejtorët e Bashkisë me konflikt te hapur interesi. Nje bordello e vertete vjedhjeje votash, qe s'ka as me te voglen lidhje me administrimin zgjedhor!

Krim i paster zgjedhor në bashkëpunim! Burgu eshte me e pakta per keta dhe atje do shkojne pa asnje diskutim!

 

petrit vasili zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll