Politike

Bajram Begaj merr kryesimin, një ndër presidentët më të paguar në rajon (GRAFIKU)

Me përfitimin mujor që rritet nga 2320 euro në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

26 Maj 2023, 15:35 Nga A.B
Bajram Begaj merr kryesimin, një ndër presidentët më të
Bajram Begaj

TIRANË- Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për rritjen e pagave edhe për pozicionin e presidentit të vendit. Kështu, Bajram Begaj, renditet si kreu i shtetit më të paguar në rajon, me rrogën 3860 euro.

Me përfitimin mujor që rritet nga 2320 euro në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

Bajram Begaj merr kryesimin, një ndër presidentët më të

Pas tyre renditen tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës: Denis Beqirović, Zelka Cvijanović dhe Zelko Komshic, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej vjen presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, i cili ka rrogë 2420 euro.

Paga e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas rritjes së fundit shkon në 2160 euro, ndërsa presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilit i është rritur paga në janar, merr sot 1700 euro në muaj. Me një diferencë prej 200 eurosh, listën e mbyll Stevo Pendarovski me pagë mujore 1500 euro./Dosja.al

bajram begaj rritja e pagave

Sondazh

Poll