Politike

Tabaku: Qeveria të zbatojë vendimet e Gjykatës për naftën, oligarkët s’mund të vendosin për shqiptarët

Ajo sqaron se Gjykata Kushtetuse flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar.

26 Maj 2023, 15:38 Nga m.s
Tabaku: Qeveria të zbatojë vendimet e Gjykatës për
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka apeluar ndaj qeverisë që të shkrijë Bordin e Karburanteve. Me anë të një shënimi në rrjetin social Facebook, ajo shprehet se Bordi vijon avazin e vjetër, duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.

Tabaku i mëshon faktit se Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese! Ajo sqaron më tej se Gjykata Kushtetuse flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar.

Deputetja thotë se vendimi i Gjykatës është në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve, që paguajnë më shtrenjtë naftën. Thirrja e saj është ndaj qeverisë që të veprojë menjëherë. Ajo nënvizon se kjo nuk ndodh, pasi qeveria është ortake në çmimet e larta që vendos Bordi. Kërkesa e saj publike është ndaj Parlamentit, që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij Bordi.

Ja se çfarë shkruan Jorida Tabaku

Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese!

Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!

Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.

Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.

E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!

Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi. I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.

Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist!

 

jorida tabaku bordi i karburanteve

Sondazh

Poll