Politike

Rritja e pagave të deputetëve, Qori: Do të paguhen dyfish edhe pse s'ka qenë asnjë ditë në krye të detyrës

Qori thotë se pagat u rritën për atë deputetë që s'kanë punuar dhe kanë qenë të zënë me angazhimin në fushatë. 

26 Maj 2023, 17:34 Nga A.B
Rritja e pagave të deputetëve, Qori: Do të paguhen dyfish edhe
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar rritjen e pagave të deputetëve. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Qori thotë se pagat u rritën për atë deputetë që s'kanë punuar dhe kanë qenë të zënë me angazhimin në fushatë. 

REAGIMI:

Sipas vendimit të djeshëm, rritja e pagave për deputetët do të nisë nga data 1 prill. Gjatë pjesës më të madhe të prillit dhe majit Kuvendi nuk është mbledhur asnjëherë sepse deputetët kanë qenë të zënë me angazhimin në fushatë për zgjedhjet lokale(!)

Kjo amalgamë bjerraditësish, injorantësh, halabakësh, servilësh dhe miliarderësh do të paguhet dyfish edhe pse s'ka qenë asnjë ditë në krye të detyrës. Ndërkohë punëtorët vdesin dhe helmohen çdo javë, pensionistët vazhdojnë të presin 100-200 euro nga Gjermania për të mbijetuar, kurse ndihma ekonomike për familje vjen vërdallë 5000-lekëshit në muaj.

arlind qori

Sondazh

Poll