Bota

Ministri i Jashtëm suedez: Shpresojmë të anëtarësohemi në NATO në samitin e korrikut

Billstrom shpreson se parlamenti i Turqisë do të fillojë procesin e ratifikimit pas zgjedhjeve.  

26 Maj 2023, 17:25 Nga a.l
Ministri i Jashtëm suedez: Shpresojmë të anëtarësohemi
Tobias Billstrom

SUEDI- Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom deklaron se vendi i tij shpreson të bëhet anëtare e NATO-s në korrik. Billstrom shpreson se parlamenti i Turqisë do të fillojë procesin e ratifikimit pas zgjedhjeve, shkruajnë mediat e huaja. 

“Nuk do të ketë asnjë plan B apo diçka të tillë. Plani B është plani A – ky është anëtarësimi i plotë në NATO dhe kjo është ajo për të cilën unë dhe qeveria do të punojmë deri në Vilnius,” tha Billstrom për gazetarët.

Agresioni rus i Ukrainës bindi Suedinë dhe Finlandën vitin e kaluar që të heqin dorë nga politikat e vjetra të mos-angazhimit ushtarak dhe të kërkojnë sigurinë e angazhimit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, shkruajnë mediat e huaja. Finlanda u bashkua me NATO-n muajin e kaluar, por anëtarësimi i Suedisë është penguar nga kundërshtimet e Turqisë dhe Hungarisë.

tobias billstrom

Sondazh

Poll