Bota

Ndërmerren veprime për garantimin e sigurisë/ Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviç(VIDEO)

Qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës

26 Maj 2023, 15:20 Nga f.i
Ndërmerren veprime për garantimin e sigurisë/ Vendosen barrikada
protesta në veri

KOSOVË- Forcat e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës, ka raportuar mediumi serb, raporton Kosovaonline.

Mësohet se qytetarët e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu pjesën tjetër të rrugës.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll