Aktualitet

Tragjedia në Pogradec, Policia jep detaje: Si u mbyt vajza me nënën

6 Tetor 2019, 17:28 Nga DOSJA
Tragjedia në Pogradec, Policia jep detaje: Si u mbyt vajza me

POGRDEC- Policia ka dhënë detaje për vdekjen tragjike të Liri Mazellit së bashku me vajzën e saj 10-vjeçare. Sipas bluve të Pogradecit 10-vjeçarja ka rrëshqitur në rezervuar dhe nuk ka mundur të shpëtojë.

Aty afër ka qenë nëna e saj, Liria e cila është futur menjëherë për t’i dhënë ndihmën, por kanë gjetur vdekjen të dyja.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe. Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liri mazelli mbyten nene e bije rezervuari ne alarup tragjedi ne pogradec liri mazelli mbyten nene e bije rezervuari ne alarup tragjedi ne pogradec

Sondazh

Poll