Aktualitet

Tronditet Vlora, 50-vjeçari përplaset në beton pas sherrit dhe vdes në vend. Policia: Kemi shoqëruar autorët kryesor të n

6 Tetor 2019, 15:03 Nga DOSJA
Tronditet Vlora, 50-vjeçari përplaset në beton pas sherrit dhe

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorë sot pasdite, pasi një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur. Viktima mësohet se është Stavri Mino, i cili ka humbur jetën pas një sherri me disa persona. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në zonën e “Plazhit të Vjetër”, por rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se viktima ka ndërruar jetë në vend dhe ambulanca që ka shkuar në kohë nuk ka mundur të bëjë asgjë. Po ashtu në njoftim thuhet se “viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”.

 Ndërkohe dëshmitarë okularë thanë se Mino ishte futur në sherr për të tërhequr vëllain e tij, por aty ka rënë në toke dhe përplasi kokën në beton. Përplasja ka qenë fataje dhe 50-vjeçari gjeti menjëherë vdekjen. 

Për këtë vrasje blutë e Vlorës kanë tre persona të dyshuar, të cilat janë shoqëruar për të dhënë shpjegime në komisariat. “Janë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes”, përfundon njoftimi.

Pak muaj më parë, në 5 gusht të këtij viti, pak metra nga vendi ku ndodhi ngjarja ndodhi një tjetër krim i rëndë, ku pas një atentati me armë mbetën të vrarë disa persona.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet stavri mino vdekja pas sherrit vrasje ne vlore stavri mino vdekja pas sherrit vrasje ne vlore

Sondazh

Poll