Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit, shtëpia në flakë. Plagosen anëtarët e një familje në Përrenjas

6 Tetor 2019, 14:16 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit, shtëpia në flakë. Plagosen

PËRRENJAS- Një bombul gazi ka shpërthyer sot në mesditë në një një banesë e në qytetin e Përrenjasit. Sipas informacioneve mësohet se nga shpërthimi ka disa të plagosur, që janë anëtarë të një familje.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fortë dhe banesa tashmë ndodhet nën pushtetin e flakëve. Nuk dihet ende numri i të plagosurve dhe gjendja e tyre, por mësohet se zjarrëfikeset kanë shkuar ne vendin e ngjajres.

Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe dy banesa të tjera që janë ngjitur. Ndërkohë dhe Policia është nisur drejt vendit ku ka ndodhur shpërthimi për të bërë hetimet për shkaqet e kësaj ngjajre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa ne perrenjas shperthen bombola e gazit digjet banesa ne perrenjas shperthen bombola e gazit

Sondazh

Poll