Aktualitet

Prangoset 41-vjeçari në Vlorë, akuzohet se mbushi makinën me Euro false

6 Tetor 2019, 13:30 Nga DOSJA
Prangoset 41-vjeçari në Vlorë, akuzohet se mbushi makinën

VLORË- Një 41-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka furnizuar makinën me Euro false. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se 41-vjeçari ka mbushur makinën e tij në një karburant në Levan-Vlorë me një kartëmonedhë prerje 100 Euro False.

Pas denoncimit që është bërë nga punonjësit e pikës së karburanti shtetasi E.P. është vënë në pranga me akuzën e “falsifikimit të monedhave”.

NJOFTIMI I PLOTË

Mbush automjetin me karburant kundrejt pagesës me euro false, vihet në pranga nga policia 41 vjeçari. Më datë 05.10.2019, në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë drejtuesi i një automjeti ka mbushur me karburant Audin e tij, duke i dhënë punonjësit të karburantit kartëmonedhën me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjeçari falsifikimi i kartemonedhave policia vlore arrestohet 41-vjeçari falsifikimi i kartemonedhave policia vlore

Sondazh

Poll