Aktualitet

Tragjedi në Pogradec, nëna futet të shpëtojë vajzën, mbytet bashkë me të në rezervuar

6 Tetor 2019, 16:28 Nga DOSJA
Tragjedi në Pogradec, nëna futet të shpëtojë

POGRADEC- Nënë e bijë janë mbytur sot në rezervuarin e fshatit Alarup në Pogradec. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ngjajra ka qenë aksidentale, pasi ka qenë vajza e vogël ajo që ka rënë në rezervuar.

Nëna e saj, kur e ka parë që ka qenë duke u mbytur është nisur ta shpëtojë, por nuk ka mundur dot. Ato nuk kanë mundur të dalin dot në breg, duke u mbytur të dyja nënë e bijë.

Viktimat janë identifikuar si Liri Mazelli 36-vjeç dhe E. Mazelli 10-vjeç. Kanë qenë banorët e fshatit që e kanë parë ngjarjen dhe janë nisur në ndihmë, por nuk kanë mundur dot që ti nxjerrin të gjalla, nënën dhe vajzën e saj 10-vjeçare.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendin e ngjajres dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Kjo është një ngjajre e rëndë në përmasa tragjedie, e dyta brenda ditës së sotme pasi një 50-vjeçar humbi jetën pas një sherri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liri mazelli mbyten nene e bije rezervuari ne alarup tragjedi ne pogradec liri mazelli mbyten nene e bije rezervuari ne alarup tragjedi ne pogradec

Sondazh

Poll