Aktualitet

“Ra në tokë dhe vdiq”, si ndodhi ngjara e rëndë në Vlorë. Mino u fut për të tërhequr vëllain (DETAJET)

6 Tetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
“Ra në tokë dhe vdiq”, si ndodhi ngjara e rëndë

VLORË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen e Stavri Minos në qytetin e Vlorës. Sot pasdite në zonën e “Plazhit të Vjetër”, ka qenë vëllai i Minos ai që ishte përfshirë në një sherr me pronarin e një prej lokaleve në zonë.

Duke qenë aty pranë viktima është futur për të tërhequr vëllain e tij dhe është rrëzuar në tokë. Gjatë rëniës ësthë përlasur me një gurë në kokë dhe aty ka gjetur vdekjen.

Këto janë dëshmitë e para nga dëshmitarë okularë, por Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlora tronditet sërishStavri Mino 50 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri. Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, por bëhet me dije se Mino ishte përfshirë në një sherr me disa persona. Policia për këtë krim ka arrestuar 3 persona si të dyshuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plazhi i vjeter stavri mino vrasje ne vlore plazhi i vjeter stavri mino vrasje ne vlore

Sondazh

Poll