Aktualitet

Detajet e reja/ U vra sot në Vlorë, Mino ishte arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje

6 Tetor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Detajet e reja/ U vra sot në Vlorë, Mino ishte arrestuar në

VLORË- Detaje të reja janë mësuar nga vrajsa e ndodhur sot në “Plazhin e Vjetër”, ngjarje që tronditi qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve, mësohet se Stavri Mino është arrestuar në vitin 2017 me akuzën e dhunës në familje.

Në një njoftim të vitit 2017, Policia bënte me dije se kishte bërë kapjen e këtij shtetasi brenda në banesën e tij në lagjen 1 Maji pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Mino, sipas Policisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta, vepër penale për të cilën më datë 30.04.2015, ky shtetas është dënuar me 6 muaj burg.

Vlora tronditet sërish. Stavri Mino 50 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri. Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, por bëhet me dije se Mino ishte përfshirë në një sherr me disa persona. Policia për këtë krim ka arrestuar 3 persona si të dyshuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet stavri mino vrasje ne vlore stavri mino vrasje ne vlore

Sondazh

Poll