Aktualitet

Vrasja në Vlorë, Policia: S’dihet shkaku i vdekjes, kemi shoqëruar 3 të dyshuar

6 Tetor 2019, 15:22 Nga DOSJA
Vrasja në Vlorë, Policia: S’dihet shkaku i vdekjes, kemi

VLORË- Policia e Vlorës pasi ka shkuar në vendin e ngjarje dhe ka bërë hetimet paraprake për vrasjen e Stavri Minos, ka reguar për mediat. Në një njoftim, blutë e Vlorës bëjnë me dije se vrasja ka ardhur pas një sherri.

Nga këqyrja e trupit, thotë Policia, nuk shihen shenja të mëdha dhe do pritet ekpetertiza për të mësuar shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.

Ndërkohë bëhet me dije se për këtë ngjarje janë shoqëruar dhe tre persona, të cilët dyshohet se janë autorët që janë përfshirë në konflikt.

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja. Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

Vlora tronditet sërish. Stavri Mino 50 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri. Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, por bëhet me dije se Mino ishte përfshirë në një sherr me disa persona. Policia për këtë krim ka arrestuar 3 persona si të dyshuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia vlore stavri mino vrajse ne vlore policia vlore stavri mino vrajse ne vlore

Sondazh

Poll