Politike

Ftesa për dialog/ Balliu i përgjigjet Ramës: Do flasim kur të vësh byzylykët

1 Mars 2019, 17:48 Nga DOSJA
Ftesa për dialog/ Balliu i përgjigjet Ramës: Do flasim kur

TIRANË- Banorët e Astirit janë mbledhur sërish në protestë mbrëmjen e sotme, ku kërkojnë anulimin e plotë të projektit, i cili dëmton banesat e tyre.

Ata i kanë bërë thirrje Kryeministrit Rama, se do ti vijë fundi, pikërisht nga protesta e banorëve të Unazës së Re.

Ndërsa, edhe mbrëmjen e sotme, në mbështetje të tyre, ka qenë ish deputeti demokrat Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, Balliu i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama pas ftesës për dialog.  

Sot Edi Rama i ka bërë një ftesë opozitës për të diskutuar, ku do të flasim? Ne do të flasim kur të anulosh projektin këtu te Unaza e Re, kur të ketë zgjedhje të lira, kur ti shkosh para drejtësisë, kur të veshë ato byzylykët.

Klevis Balliu

Balliu tha se ky projekt po cënon të drejtat e qytetarëve. Ai u kërkoi qytetarëve të bëhen bashkë më 5 mars, për ti dhënën fund qeverisë së Ramës.

Anuloje këtë projekt në të kundërt do të vuash pasojat. Zotëri, në këtë moment ku jemi sot, qytetarët kanë të drejtës të bëjnë atë që kanë në dorë. Se po iu cënohet e drejta e fjalës. Është e vetmja arsye pse Shqipëria nuk shkon në BE. Ndaj, do i bëja thirrje çdo shqiptari të bëhet bashkë më 5 mars.Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë por vetëm kriminelët.

Klevis Balliu 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama klevis balliu protesta 5 mars unaza e re edi rama klevis balliu protesta 5 mars unaza e re

Sondazh

Poll