Politike

“Zhduket 613 kg kokainë e kapur në Durrës”, denoncuesi – Berishës: E di kush kamionist i ka transportuar

1 Mars 2019, 17:07 Nga DOSJA
“Zhduket 613 kg kokainë e kapur në Durrës”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berrisha ka publikuar mesazhin e një qytetari digjital, sipas të cilit, 613 kilogramët e kokainës së kapur, janë transportuar drejt Italisë ku edhe janë shitur të gjitha. 

Postimi i Berishës:

Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokaine!
Transporti i tyre per ne Itali!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti sali berisha pershendetje si Je mir ?Nuk e di a ke informacion per 613 kile kokain qe esht kapur ne 2018 ne durres Te gjitha jan nis ne itali dhe jan Shiitur te gjitha , di shum mir kush kamionist I ka trasportuar.

Një sasi rekord kokaine, plot 613 kilogramë, më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri, u zbulua në Portin e Durrësit. Droga me vlerë tregu 180 milionë euro e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të “Arbri Garden” SHPK, një kompani shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj personi ky që u shpall në kërkim nga policia. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.

Operacioni u kodua “Last Snow”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 613 kg kokainë në mamina arber cekaj arbri garden kokaina e maminasit shitet në itali 613 kg kokainë në mamina arber cekaj arbri garden kokaina e maminasit shitet në itali

Sondazh

Poll