Politike

Dorëheqja e opozitës/ Mehmetaj: S’ulemi me Ramën, përdorëm të gjitha armët ligjore

1 Mars 2019, 17:07 Nga DOSJA
Dorëheqja e opozitës/ Mehmetaj: S’ulemi me Ramën,

TIRANË- Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në studion e “Faxnews”, ka folur për situatën politike në vend, si dhe djegien e mandateve të opozitës, të cilin e cilësoi si  të vetmin mjet për të rrëzuar qeverinë Rama.

Mehmetaj theksoi se nuk do të ulen të negociojnë me Ramën, edhe nëse e kërkon presidenti i vendit, Ilir Meta, duke shtuar se kanë përdorur të gjitha armët ligjore.

Aksioni  i opozitës është i ndërmarrë në mënyrë unanime. Qyteraët janë ata që na mbeshtesin me vendimin tonë, pasi duket se diçka po ndryshon. Nuk ulemi me Ramën edhe nëse e kërkon Meta, i përdorem të gjitha armët tona ligjore, nuk ka më kohë.

Kejdi Mehmetaj

Ndërkohë, se 1 ditë më parë, Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “45 Minuta” ka pohuar se opozita do të dialogonte me kryeministrin Edi Rama vetëm, nëse do të ishte i pranishëm presidenti i vendit, Ilir Meta.(Lexo këtu)

Kujtojmë që deputetët e opozitës kanë dorëzuar lënien e mandatit, gjë që është miratuar si nga Kuvendi dhe nga KQZ dhe ka nisur procedura për zëvendësimin e tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve kejdi mehmetaj djegia e mandateve kejdi mehmetaj

Sondazh

Poll