Politike

Masakra e Filatit/ Ish-Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri: I detyrohemi çështjes ‘Çame’

1 Mars 2019, 17:45 Nga DOSJA
Masakra e Filatit/ Ish-Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri: I

TIRANË- Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor në nder të masakrës së Filatit të zhvilluar nga Shoqata Çamëria.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi ndërsa thumboi “Samitin e Diasporës”, i cili po mbahet nga data 28 mars deri më 2 mars. Ai u shpreh: “Nuk ka më nevojë për fasada, diaspora të ketë vendet e veta të përcaktuara në Parlament”.

Më tej Idrizi u shpreh se duke pasur parasysh sesa shumë miq kanë çamët, zgjidhja e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë është çështje kohe, ndërsa i dorëzoi një mirënjohje ish-Kryenegociatores për Kosovën, ish-ministres së Jashtme Edi Tahiri, ndërsa kjo e fundit i dorëzoi atij dosjen 10-vjeçare të angazhimit të saj diplomatik prë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Tahiri u shpreh si Shqipëria ashtu edhe Kosova i detyrohen Çamërisë, ndërsa shtoi se politikat nuk i krijojnë ndërkombëtarët, por duhet t’u prijmë ne.

“Politikat nuk i krijojnë ndërkombëtarët, duher t’ju prijmë proceseve. Të kthehen pronat për shqiptarët e Çamërisë, t’ju njihen të drejtat. Shqipëria e Kosova i detyrohen çeshtjes “Çame”. Të gjejmë strategjinë dhe Çamëria të jetë e para në çështjet kombëtare”, – tha Tahiri.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ceshtja came edita tahiri samiti i diasporës fasadë shpetim idrizi ceshtja came edita tahiri samiti i diasporës fasadë shpetim idrizi

Sondazh

Poll