Bota

Thatësira lë popullsinë afrikane pa bukë dhe ujë, OKB-ja mbledh 2.4 miliardë dollarë për të parandaluar urinë

Burimet e grumbulluara do të mundësojnë sigurimin e ushqimit, ujit dhe mbrojtjes mjekësore për banorët e zonës.

25 Maj 2023, 12:25 Nga a.l
Thatësira lë popullsinë afrikane pa bukë dhe ujë,
OKB

AFRIKË- Kaosi klimatik në Afrikë dhe thatësira rrezikojnë të lënë pa ushqim gjysmën e popullsisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbledhur 2.4 milionë dollarë për të parandaluar urinë në Bririn e Afrikës. Në një konferencë në Nju Jork me Italine, Katarin, Britaninë dhe SHBA-në, Zyra e Çështjeve Humanitare të OKB-së tha se gati 32 milionë njerëz në Kenia, Somali dhe Etiopi do të përfitojnë nga ndihma emergjente falë donacioneve dhe angazhimeve nga vendet dhe organizatat ndërkombëtare. 

“Uria është shmangur”, theksoi Ocha, megjithëse OKB-ja shpresonte të mblidhte më shumë para: për të mbrojtur banorët e këtij rajoni në Afrikën lindore (Etiopi, Eritrea, Somali, Xhibuti, Kenia dhe Sudani) i duhen shtatë miliardë dollarë.

"Nevojiten urgjentisht burime shtesë për të parandaluar kthimin e skenarit më të keq," paralajmëroi OKB.

Burimet e grumbulluara do të mundësojnë sigurimin e ushqimit, ujit dhe mbrojtjes mjekësore për banorët e zonës.

Në fillim të konferencës së donatorëve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i kishte bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë pjesë në mbledhjen e burimeve në mënyrë që njerëzit të mos vdesin nga uria, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai theksoi se duhet të parandalojnë që kriza të kthehet në një fatkeqësi, duke vlerësuar se në vitin 2022 vendet donatore për Bririn e Afrikës kishin ndihmuar për të ofruar ndihmë urgjente për 20 milionë njerëz dhe kontribuan në parandalimin e urisë. Vetëm në Somali, kujton Guterres, vitin e kaluar thatësira kushtoi 40,000 jetë, gjysma e të cilave ishin fëmijë nën 5 vjeç.

Në këtë vend të Afrikës Lindore që nga fillimi i vitit, më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur nga konfliktet e armatosura, përmbytjet ose thatësira, duke përkeqësuar rrezikun e urisë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Këshillit Norvegjez të Refugjatëve QKR). 

okb

Sondazh

Poll