Bota

'Të pres jashtë/ Kërcënoi gazetaren me hanxhar, shkarkohet nga detyra profesoresha e kolegjit në Manhattan (VIDEO)

Shellyne Rodriguez u shkarkua nga Kolegji Hunter vetëm disa orë pasi filmua duke mbajtur tehun në qafën e gazetares veterane ndërsa e kërcënonte se do ta priste jashtë apartamentit të saj në Bronx.

25 Maj 2023, 12:07 Nga a.l
'Të pres jashtë/ Kërcënoi gazetaren me hanxhar,
profesori kërcënon gazetarin

SHBA- Profesoresha amerikane e kolegjit në Manhattan është shkarkuar nga detyra pasi është filmuar duke kërcënuar një gazetare me hanxhar. Shellyne Rodriguez u shkarkua nga Kolegji Hunter vetëm disa orë pasi filmua duke mbajtur tehun në qafën e gazetares veterane ndërsa e kërcënonte se do ta priste jashtë apartamentit të saj në Bronx, shkruajnë mediat e huaja. 

“Hunter College dënon fuqishëm veprimet e papranueshme të Shellyne Rodriguez dhe ka ndërmarrë veprime të menjëhershme. Rodriguez është liruar nga detyrat e saj në Kolegjin Hunter dhe nuk do të kthehet për të dhënë mësim në shkollë”, tha zëdhënësi i shkollës Vince Dimiceli për The Post.

shellyne rodriguez

Sondazh

Poll