Politike

Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, s'kanë as 2 javë që "folën"

Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve opozitarë duke thënë se nuk duhet të flasin në emër të shqiptarëve pasi ata folën me 14 Maj.

25 Maj 2023, 11:09 Nga k.m.
Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, tha se qytetarët kanë treguar mbështetje më shumë se kurrë për Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve opozitarë duke thënë se nuk duhet të flasin në emër të shqiptarëve pasi ata folën me 14 Maj. Po ashtu, në fjalën e tij, Rama komentoi gjithashtu edhe rritjen e pagave duke thënë se kur erdhi në pushtet Shqipëria renditej e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare.

"Jam shumë i impresionuar nga kurajoja për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët sapo kanë folur nuk ëështë bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë. Është shumë komike të flitet në emër të shqiptarëve. Flitet në emër të shqiptarëve se braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Shqiptarët nuk na kanë braktisur ne, por një pjesë nga ne. Shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjë herë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme, po ta vësh re se nuk është fenomen për zgjedhjet vendore; partitë e mëdha bien; partitë e vogla rriten si rezultat i numrit të kandidatëve. Në komunitetet e vogla është e lidhur vota me personin. Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që na çon në 900 euro pagë mesatare. Me këtë parashikim ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Të tjerët janë dokra hini. Pse nuk e kemi bërë më parë dhe pse sot nuk jemi në një nivel me rajonin? Sepse jemi përballur me situata që rajoni nuk i ka pasur. Shihet sa të ardhura kemi shpërndarë ne për të kuptuar se përse kjo nuk u bë. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës. Po i kujtoj të gjithë atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektike të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare paguajnë ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi por nuk është kthyer atje ku ishte. Sot për sot jemi në këto kushte,"-tha Rama. 

edi rama seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll