Politike

Ibrahimaj: Efekti financiar i reformës është 39 mld lekë, përfitojnë 130 mijë punonjës

Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj ka theksuar se efekti financiar i kësaj rritje është 39 miliard lekë, ndërkohë që theksoi se janë mbi 130 mijë punonjës që përfitojnë.

25 Maj 2023, 10:52 Nga I.A
Ibrahimaj: Efekti financiar i reformës është 39 mld lekë,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se reforma e sotme i vë kapakun rritjes së pagave. Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj ka theksuar se efekti financiar i kësaj rritje është 39 miliard lekë, ndërkohë që theksoi se janë mbi 130 mijë punonjës që përfitojnë.

"Paga bruto në administratën publike, paga mesatare të jetë 900 Euro. Kemi dëgjuar që kjo ishte një reformë elektorale dhe se e lançuam për hir të zgjedhjeve dhe pati dhe diskutim mbi pamundësinë e kësaj reforme. Ne kemi vite që punojmë për këtë reformë. Të tilla reforma duhet të përmbushin kushtet ekonomike që të implementohen dhe sot ekonomia na e jep këtë mundësi. Pjesë e paketës parashikohet dhe indeksimi i të gjitha pagave. Kjo është një reformë që ekonomia na e mundëson sot. Sot ekonomia ecën me hapoa të shëndoshë dhe ne kemi hapësirën buxhetore për të përballuar pagat. Me përcaktimin e pagës së presidentit si më e lartë nga 257 mijë Lekë, do të shkojë në 425 mijë Lekë në muaj ose 65.3% më shumë. Paga e Presidentit nga viti 2013 nuk ka ndryshuar. Synojmë të përmirësojmë hiearkinë e pagave në administratë që të mbajmë personat e kualifikuar. Duhet që reforma të krijojë rritje të pagës për rritje të kompleksitetit të punës dhe përgjegjësitë. Pagë më e mirë dhe do të presim punë më të mirë.

Efekti financiar i kësaj reforme pasi ajo të implementohet si e tërë është 39 miliardë Lekë nominale. Janë mbi 130 mijë punonjës që do të përfitojnë nga kjo reformë në të gjitha qelizat e administratës shtetërore. Ky është ndryshimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë i politikës buxhetore dhe fiskale, ndryshim historik që e sjell politikën buxhetore më shumë para qytetarëve. Ne sot për çdo 2 Lekë të ardhura që vijnë, 1 Lekë do të shkojë për pagat, për pensione, pra gjysma e parave të buxhetit të shtetit do të shkojë tek qytetarët, gjysma tjetër do të shkojë për të tjera aktivitete buxhetore. Reformë të plotë në administratën shtetërore duke e bërë atë më konkurruese," tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll