Politike

"Nuk është opozita për të luajtur Playstation," Salianji: Të katërtit s'mund të na kërkojnë llogari neve që kemi dalë të dytët

Duke folur para nisjes së seancës, Salianji u shpreh se vetëm demokratët dhe populli ka të drejtë të kërkojë llogari.

25 Maj 2023, 10:09 Nga I.A
"Nuk është opozita për të luajtur Playstation,"
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se nuk mund që PD-ja që ka vulën tu kërkoj llogari koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për zgjedhjet e 14 majit, pasi ata kanë dalë në vend të katërt. Duke folur para nisjes së seancës, Salianji u shpreh se vetëm demokratët dhe populli ka të drejtë të kërkojë llogari.

"Do vazhdohet prap me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët pse keni dalë ju më mirë ndërkohë përgjegjësinë kryesore e kanë vetë. Sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që i ngarkon ndonjë detyrë Rama dhe thotë hajde po vij. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për ti marrë para," tha ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll