Politike

Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në Selinë e Partisë Socialiste

Takimi mes të dyve ka nisur që në orën 9.00, në selinë e Partisë Socialiste.

25 Maj 2023, 08:56 Nga k.m.
Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në
Audrey Glover dhe Edi Rama

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover ka takuar sot kryeministrin Edi Rama. Takimi mes të dyve ka nisur që në orën 9.00, në selinë e Partisë Socialiste. E gjithë biseda pritet që të bazohet në ndodhitë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Por ende nuk dihen detaje se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe të dërguarës së OSBE në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve. 

Në votimet e fundit, për të cilat edhe OSBE shprehu kritikat e saj në raportin paraprak, PS mori 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 bashki, 1 u mor nga MEGA.

Pas zgjedhjeve, monitoruesja e OSBE/ODIHR bëri me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223. Vetë Audrey Glover dha ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor. Por opozita pretendon se është ndërhyrë në vota dhe ka pasur edhe shkelje më të rënda, për të cilën janë zotuar që të përgatisin një dosje. Ndërsa nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi nga Glover që të monitoronte terrenin dhe jo raportimet në media./Dosja.al

audrey glover zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll