Politike

Flamur Hoxha: Deputetët demokratë të mos heshtin, të marrim përgjegjësinë për të bashkuar PD

Gjatë një pronocimi për mediat, Hoxha u shpreh se është herët që të flasin për një kryetar partie, në momentin që u përmend Basha.

25 Maj 2023, 10:22 Nga I.A
Flamur Hoxha: Deputetët demokratë të mos heshtin, të marrim
Flamur Hoxha

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Hoxha ka deklaruar se çdo deputet i Partisë Demokratike duhet të flasë në mënyrë që të bashkohet partia në një. Gjatë një pronocimi për mediat, Hoxha u shpreh se është herët që të flasin për një kryetar partie, në momentin që u përmend Basha.

‘Është e rëndësishme që të flasë çdo deputet. Nëse duna t’i shërbejnë demokratëve apo do të vijojnë që të mbajnë qeverisjen e rilindjes në pushtet. Do ta bëj unë i pari. Duhet të bëjnë të gjithë ato që kanë humbur të gjitha zgjedhjet. Kjo është përgjegjësia. Nëse do të ishim bashkë pas 25 prillit s’do të kishim këtë qeveri në pushtet. Të marrin përgjegjësi deputetë. Lulzim Basha mendoj se është herët të flasim për kryetar partie. Nëse jemi dy parti duhet të shohim. E tregon koha deputetët nëse do të marrin qëndrim për të dalë mbi interesat personale. Nëse në 2 vite kemi thënë se jemi me 2 parti unë nuk po e shoh. Duhet të bashkohemi e pastaj të bëjmë garë për kryetar,’ u shpreh Hoxha.

flamur hoxha

Sondazh

Poll