Politike

Në parlament diskutohet rritja e pagave, Lëvizja 'Bashkë' në protestë: Mos u ngopshi! (FOTO)

25 Maj 2023, 10:31 Nga DOSJA

Në parlament diskutohet rritja e pagave, Lëvizja

Sot deputetët votojnë për rritjen e pagave të tyre, Lëvizja Bashkë në protestë: Mos u ngopshi! Në parlament diskutohet rritja e pagave, jashtë ambienteve protestë nga Lëvizja 'Bashkë'

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

Sondazh

Poll