Politike

“O hajde Tigër”/ Aktivistët e "LB" vrapojnë pas Ahmetajt, deputeti i PS ndërron rrugë, por e "mbulojnë" me euro

Anëtari i Këshillit Bashkiak Redi Muçi po thoshte se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi, për në Kuvend po shkonte ish.zv-kryeministri, Arben Ahmetaj.

25 Maj 2023, 10:46 Nga k.m.
“O hajde Tigër”/ Aktivistët e "LB" vrapojnë
Pamje nga momenti

TIRANË- Aktivistët e Lëvizjes "Bashkë" po zhvillonin një protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetë dhe ministrat, kur para u doli një prej këtyre të fundit. Ndërsa anëtari i Këshillit Bashkiak Redi Muçi po thoshte se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi, për në Kuvend po shkonte ish.zv-kryeministri, Arben Ahmetaj.

“Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson  në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi,”- tha ai.

Në momentin që Muça po fliste drejt Kuvendit ka ardhur deputeti Arben Ahmetaj, i cili ka ndërruar rrugë sapo ka parë aktivistët.  or këto të fundit e kanë mbuluar me para dhe i janë drejtuar duke i thënë: Hajde Tigër, je i korruptuar. O tigër! Hajde tigër. Eja! Je i korruptuar, edhe ti je i korruptuar. T'ju vijë turp zoti deputet. 

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

arben ahmetaj levizja bashke

Sondazh

Poll