Politike

Rritja e pagës për deputetët dhe ministrat, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit: Vendim skandaloz

Me anë të një postimi në Facebook, Qori e ka konsideruar këtë projektligj si skandaloz, ndërkohë që shton se protesta do të nisë në orën 10:00. 

25 Maj 2023, 09:58 Nga I.A
Rritja e pagës për deputetët dhe ministrat, Lëvizja
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka deklaruar se do të mbajnë një protestë ditën e sotme para Kuvendit, pas vendimit për rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët. Me anë të një postimi në Facebook, Qori e ka konsideruar këtë projektligj si skandaloz, ndërkohë që shton se protesta do të nisë në orën 10:00. 

Postimi i Plotë:

Nesër (e enjte) në orën 10:00 aktivistët e Lëvizjes BASHKË do të ngrenë zërin përpara Kuvendit të Shqipërisë (salla e seancave plenare) për vendimin skandaloz të rritjes së pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit. Shqipëria është nga vendet e fundit në Evropë për pensionet dhe pagat, ndërkohë që po i arrin standardet evropiane në nivelin e shpërblimit të pushtetarëve. Mirëpresim çdo qytetar të indinjuar të bashkojë me ne zërin e revoltës!

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

arlind qori

Sondazh

Poll