Politike

Gazment Bardhi në krye të gr. parlamentar, Tritan Shehu kundër: S'ka shkelje më të madhe demokracie se kjo

Veprimin ai e ka cilësuar si shkelje të demokracisë. 

25 Maj 2023, 10:19 Nga k.m.
Gazment Bardhi në krye të gr. parlamentar, Tritan Shehu kundër:
Tritan Shehu

TIRANË- Sot në nisje të seancës plenarë të Kuvendit, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njohur zyrtarisht si kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Zgjedhjen e tij e ka kundërshtuar deputeti tjetër demokrat Tritan Shehu, pjesë e grupimit të Berishës. Veprimin ai e ka cilësuar si shkelje të demokracisë. 

"Ju njoftoni këtu zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit parlamentar të PD me 18 vota që ka marrë. Grupi parlamentar i PD ka dalë nga zgjedhjet me 2021 anëtarë. Si mundet të legalizohen e të njoftohen këto gjëra zyrtarisht këtu? E kupton se ku po çojnë këto veprime anti-procedurë, anti-rregullore, anti-demokraci që po realizohen në Parlamentin shqiptar sa kryetari i grupit parlamentar të PD-së votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet nga ju këtu. Turpi i botës kjo, është një turp i paimagjinueshëm sepse ju në këtë mënyrë bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren dhe falsifikojnë të vërtetën e PD brenda saj duke zyrtarizuar ato. Nuk ka turp më të madh se kjo. Prandaj kërkoj të bllokohen këto veprime dhe të vihet në vend e drejta,"-tha ai ndër tjera.

 

tritan shehu seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll