Politike

“Minimumi jetik”/ “Lëvizja Bashkë” i përgjigjet Berishës: Të bllokojë foltoren, paga do i rritet dyfish

Me ironi ai i kthehet Berishës që problematikën mos ta pasqyrojë në mitingje elektorale, por në Kuvend. E madje duhet që të marrë iniciativën për të bllokuar foltoren, e të shfrytëzojë fuqinë e tij politike.

24 Maj 2023, 21:45 Nga m.s
“Minimumi jetik”/ “Lëvizja Bashkë” i
Klodi Leka

TIRANË- Klodi Leka i cili është aktivist i "Lëvizjes Bashkë", është ndalur në një deklaratë publike nga kreu i PD-së Sali Berisha lidhur me minimunim jetik. Me anë të një shënimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se aktivistët e "Lëvizjes Bashkë" kanë mbledhur 21 mijë nenshkrime në Shqipëri dhe sot projektligji per minimumin jetik mbahet burokratikisht peng në sirtaret e Kuvendit. Me ironi ai i kthehet Berishës që problematikën mos ta pasqyrojë në mitingje elektorale, por në Kuvend. E madje duhet që të marrë iniciativën për të bllokuar foltoren, e të shfrytëzojë fuqinë e tij politike.

Klodi Leka thotë se nëse "Lëvizja Bashkë" do të kishte një deputet, atëherë situata do të ishte më ndryshe, do të diskutohej në Parlament, dhe nuk do të hidheshe si një shashkë për të shpërqëndruar vemendjen nga rritja e pagave. 

Statusi

Sali Berisha sapo tha se miratimi i Minimumit Jetik eshte urgjence kombetare. E vertete eshte.

Ama jane aktivistet e Levizjes BASHKE ata qe kane mbledhur 21.000 nenshkrime ne te gjithe republiken dhe sot projektligji per Minimumin Jetik - i patemete per nga ekspertiza - mbahet burokratikisht peng ne sirtaret e Kuvendit.

Dhe Saliu nuk ka perse ta thote kete gje ne konference me gazetaret ose ne mitingje elektorale, por le ta thote ne parlament. Te marre iniciative, te bllokoje foltoren, te shfrytezoje fuqine e tij politike. I ka te gjitha mjetet. Mirepo, kete nuk e ka bere kurre, edhe pse e thote qe ne '98.

Po te kishte Levizja BASHKE vetem nje deputet dhe jo më nje grup e parti parlamentare, Minimumi Jetik do te ishte kryeçeshtje e rendit te dites ne Kuvendin e Shqiperise dhe jo shashke per te shperqendruar vemendjen nga rritja e pagave, ku edhe zoterise i rritet dyfish.

Eshte çeshtje kohe qe projektligji te kaloje ne komisione parlamentare dhe ne do ta mbrojme ate ne rruge.

Sali Berisha tha se në seancën plenare të ditës së nesërme, do të fokusohen te minimumi jetik, jo te rrogat e ministrave dhe deputetëve.

“Çështja e rrogave, emergjencë është votimi i minimumit jetik. Ne duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit, i cili ka ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik është aktualisht 200 euro. Ndaj edhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik. E kemi premtuar edhe gjatë fushatës, Shqipëria i ka kushtet për ta përballuar. Minimum jetik nënkupton se nuk ka shqiptar që nuk do të ketë pagë mujore për ekzistencën e tij. Kjo është një shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, mbi ata që s’kanë asgjë por lehtësisht e përballueshme”, tha Berisha.

klodi leka levizja bashke minimumi jetik

Sondazh

Poll