Politike

"KAS pranoi ankimit tim"/ Zgjedhjet në Kuçovë, Lefter Maliqi: Bashkia do t’i rikthehet qytetarëve

Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

24 Maj 2023, 21:26 Nga A.B
"KAS pranoi ankimit tim"/ Zgjedhjet në Kuçovë, Lefter
Lefter Maliqi

TIRANË- Kandidati për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale që u zhvilluan me 14 majit në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmjen e sotme shtabin e tij elektorale. 

Ai u ka bërë të ditur vendimarrjen e KAS për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave. Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

"Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do ti kthehet fituesit të vërtetë,që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë,unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do ti kthehet qytetarëve. Shumë shpejt do të hapen kutitë,pavlefshmëria do të zbulohet,faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ"-,ka thënë ai.

lefter maliqi

Sondazh

Poll