Politike

Basha thirrje demokratëve: Ndalni thikat ndaj njëri-tjetrit, na ka hyrë hasmi në shtëpi e të tjerë hedhin valle

Thirrja e hapur që bëri ndaj demokratëve ishte për të ndalur goditjet ndaj njëri-tjetrit, pasi pala kundërshtare ‘hedh valle’.

24 Maj 2023, 18:04 Nga m.s
Basha thirrje demokratëve: Ndalni thikat ndaj njëri-tjetrit, na ka
Basha me te rinjte

TIRANË- Deputeti i PD-së Lulzim Basha, pas një shkëputje një vjeçare nga politika, ka zgjedhur rikthimin përmes një bashkëbisedimi më të rinjtë. Thirrja e hapur që bëri ndaj demokratëve ishte për të ndalur goditjet ndaj njëri-tjetrit, pasi pala kundërshtare ‘hedh valle’.

"Mënyra e vetme që unë di për ti kundërvënë enegjisë negative është një alternativë shpresëdhënëse. Të rinjtë ikin, se nuk kanë alternativë, shpresë. Më shumë shqiptarë neveriten nga sistemi politik, dhe tallavaja fiton. Thirrja ime është për të gjithë demokratët; ndalni thikat ndaj njëri-tjetrit, na ka hyrë hasmi në shtëpi. E ca të tjerë hedhin valle, sepse ne merremi në mënyrë të pandershme me njëri-tjetrin", tha Basha.

 

lulzim basha pd

Sondazh

Poll