Politike

SPAK nis hetimet për tenderin e pastrimit në Vorë/ Indrit Hoxha: Nëse drejtësia do të bëjë punën e saj, do kemi zgjedhje të parakohshme

Indrit Hoxha përgëzon SPAK për këtë hap, ndërsa i bën thirrje për ti shkuar deri në fund kësaj çështje

24 Maj 2023, 16:52 Nga m.s
SPAK nis hetimet për tenderin e pastrimit në Vorë/ Indrit Hoxha:
Indrit Hoxha

TIRANË- Ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha, me anë të një postimi në Facebook thotë se për tenderin me pastrimet, çështje për të cilën SPAK ka nisur sot hetimet, e ka denoncuar për shumë kohë. Ai shprehet se Bashkia Vorë është Bashkia më e korruptuar e Shqiperisë, ku krimi dhe administrata janë bërë bashkë.

Indrit Hoxha përgëzon SPAK për këtë hap, ndërsa i bën thirrje për ti shkuar deri në fund kësaj çështje. Hoxha kundërshton dhe rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki, teksa shkruan se korrupsioni është përdorur më 14 maj për të manipuluar zgjedhjet. Sipas tij, nëse drejtësia do të bëjë punën e saj të pavarur, në Vorë shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ja se çfarë shkruan ai

Prokuroria e Posacme SPAK ka nisur sot hetimet per tenderin e pastrimit ne Vore. Nje tender te cilin une e kam denoncuar per shume kohe, dhe ndihem mire sot qe degjoj kete lajm. Nuk ka dyshim se Bashkia Vore eshte Bashkia me e korruptuar e Shqiperise, ku krimi dhe administrata jane bere bashke. Ky korrupsion eshte perdorur ne 14 maj per te manipuluar zgjdhjet , dhe kjo tashme eshte e qarte si drita e diellit. E pergozoj SPAK per kete hap dhe i bej thirrje ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtje dhe mos te ndikohet nga pushteti. Jo vetem ky tender, por edhe shume te tjere ne Bashkine Vore jane korruptiv. Me shume gjasa nese drejtesia do te beje punen e saj te pavarur ne Vore shume shpejt do te kemi zgjedhje te parakohshme.

indrit hoxha ish-kandidati i “bashkë fitojmë” vore spak

Sondazh

Poll